February 25, 2021

Parashikimi i analistit politik: Trump e ka të gatshme marrëveshjen Kosovë-Serbi.. ?

Në shtator mund të kemi një marrëveshje finale Kosovë-Serbi.
Në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në këtë muaj do të takohet delegacioni i Kosovës dhe ai serbë në prani të zyrtarëve të lartë amerikan. / 5 sekonda pasi ta keni hapur marketingun hapet artikulli i plotë

Në këtë takim, mund të ulët në tavolinën e tij edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.Analisti politik, Faton Mehmeti thotë se nëse presidenti amerikan merr pjesë në takim atëherë do të kemi një marrëveshje, pasi që, Ai nuk merr pjesë në bisedime teknike.
Sipas tij, më mirë do të ishte që ai mos të merr pjesë e të pritet që për marrëveshje finale të jetë Joe Biden.
“Nëse Trump merr pjesë nënkupton se marrëveshja është arritur dhe pritet vetëm nënshkrime, nuk ndodh që presidenti amerikan të merr pjesë në takime të natyrës teknike. Marrëveshja e arritur me gjasë është jo e mirë për Kosovën”, thotë ai.

Sipas tij, delegacioni ynë nuk është i përgatitur sa duhet pet ketë takim, me Serbinë që mund ta vë në loje palën shqiptare, dhe me presidentin amerikan mund të kemi marrëveshje ndoshta jo të mirë për Kosovën.
“Pjesëmarrja e Trump varet nga ajo sa afër marrëveshjes janë palët, Trump do jetë aty veç për nënshkrimin, kur çdo gjë do të jetë e kryer. Në situatën aktuale nuk do të doja që Trump të merrte pjesë, kështu mund të mos kemi marrëveshje të dëmshme. Të presim z. Biden si president, si mik i Kosovës, derisa Trump nuk e qan shumë kokën për Kosovën. Kosova nuk duket e gatshme për këtë takim, i cili mund të jetë fatal”, shton ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.